Gjithcka Rreth Fizikës
Advertisement
Saturday, January 9, 2016
Fizika 11 - UEGEN
Pershendetje,
Kjo eshte nje nder fizikat qe ne do te prekim, pra qe do te gjeni te listuar ne faqen tone. Per kete fizike e cila eshte Fizika 11 do te gjeni:
Shkurtimisht Mesimet e permbledhura, & ushtrimet e librit te zgjidhura.
Albert Einstein
Albert Einstein
Eshte ne majen e shkencetareve persa i perket fames se tij. Dha shpjegime per 3 teorite me te rendesishme te uiniversit dhe ne 1905 shpalosi teorine e relativitetit.
Ç'është Fizika ?
Fizika (greq. φυσική, fysiké = e natyrës) është dega e shkencës e cila merret me zbulimin dhe analizimin e fenomeneve fizike, që përfshin studimin e lëndës dhe lëvizjen e saj në fabrikën e hapësirë-kohës, si dhe konceptet e forcës dhe energjisë. Në mënyrë më të përgjithshme ajo cilësohet si shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika njihet si "shkencë themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme, veçoritë e të cilave varen nga ligjet e fizikës.
Zhvillimet në fizikë janë të lidhura ngushte me sektorin teknologjik, si dhe kanë infleunca shumë të thellë në shkencat e tjera, përfshirë matematikën dhe filozofinë. Për shembull, zhvillimi i teorisë së elektromagnetizmit çoi në krijimin e pajisjeve të shumta elektrike (televizori, kompjuteri, pajisjet shtepiake); zhillimet në termodinamikë çuan në zhvillimin e mjeteve të motorizuara për transportin, si motori me avull; zhvillimet në mekanikë motivuan dhe ndihmuan në zhvillimin e analizës matematike, kimisë kuantike, dhe përdorimit të pajisjeve eksperimentale si mikroskopi elektronik në mikrobiologji.
Fizika ndahet në dy disiplina: në fizikën teorike dhe fizikën eksperimentale. Fizika teorike merret kryesisht me formalizimn teorik te dukurive i cili bazohet ne koncepte matematike, ndërsa fizika eksperimentale merret me rikrijimin dhe matjen e dukurive të njohura natyrore. Megjithëse kërkimet e shumta akoma kanë ngelur në disa probleme të pazgjidhura në fizikë si dhe fusha të shumta kerkimi të cilat nuk janë eksploruar ende plotësisht.
Gjithçka rreth Fizikës - INTRO
Ketu do te gjeni te gjitha gjerat qe do ju duhen per nje te ardhme te suksesshme per sa i perket Botes se Fizikes. Ju faleminderit. :)
Subscribe to:
Posts (Atom)